Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kajtazi tregon pse serbët e ndryshuan lokacionin e manifestimit të Vidovdanit

Gazeta10
27 June 2023 - 23:42

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi ka thënë se zhvendosja e lokacionit të shënimit të Vidovdanit ka ndodhur për qëllime politike.

Kajtazi ka thënë se Policia ka kapacitet ta sigurojë shënimin edhe në Gazimestan, si çdo vit, por që Kisha Serbe për qëllime politike ka ndërruar lokacionin në mënyrë që botës t’ia paraqet një ‘’realitet’’ kinse shqiptarët s’po lejojnë festimi e tij.

‘’Zhvendosja e vendit nuk është për shkaqe sigurie sepse Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitet për ta siguruar vendin ku është mbajtur si zakonisht Gazimestan, por Kisha Serbe si zakonisht si vegël e politikës gjenocidale serbe dëshiron që më këtë rast ta internacionalizojë këtë që po ndodhin në Kosovë si diçka kinse shqiptarët e Kosovës pos shtypin popullatën serbe e nuk po lejojnë që të manifestojmë lirshëm festat e tyre kombëtare. Kjo është esenca e asaj që ka ndodhur.’’, ka thënë ai në ‘’Prime Time’’.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë pengesë sigurie, për shënimin e së ashtuquajturës Vidvodan në Gazimestan./Gazeta10

https://youtu.be/ba6WVlTEsgY

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.