
Besnik Ferati është transferimi i radhës që ka zyrtarizuar FC Malisheva.
Mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, vjen te Malisheva pas aventurës një vjeçare me skuadrën Pobeda Prilep.
23-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit defensivë, teksa mund të luaj edhe në qendër të mbrojtjes.
Ferati më herët ka qenë pjesë edhe e Partizanit në Shqipëri si dhe Akademija Pandev dhe FC Shkupit në Maqedoninë e Veriut.
Njoftimin për transferimin e Feratit, Malisheva e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“Klubi ju njofton se ka kompletuar marrëveshjen për transferimin e mesfushorit Besnik Ferati nga klubi i futbollit Pobeda Prilep i Maqedonisë së Veriut. Besniku është një lojtar që luan disa pozita në mesfushë dhe pritet t’i sjellë kreativitet dhe agjilitet mesfushës sonë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Përveç Feratit, Malisheva deri më tani në këtë merkato ka transferuar futbollistët si Liridon Fetahaj, Mendurim Hoti dhe Jerin Hadergjonaj, ndërsa trajner i kësaj skuadre për edicionin e ardhshëm do të jetë Senad Alirifa.