Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti bashkë me Sveçlën kanë vizituar sot veriun e Kosovës

Gazeta10
28 June 2023 - 18:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar sot për vizitë në veri të Kosovës bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po” ka deklaruar shkurtimisht Elshani.

Nuk dihet ende se cilat vende në Veri i ka vizituar kreu i Qeverisë dhe cila ka qenë arsyeja. Gazeta10 ka kërkuar konfirmim edhe nga zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu, por deri tani s’ka marrë përgjigje.

Ndërkohë në media ka qarkulluar një fotografi e kryeministrit Kurti ku shihet i rrehtuar me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, e që thuhet se foto është shkrepur në veri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.