
Gjykata Speciale në Hagë përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje gjykatësi Michael Bohlander, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se ai dha dorëheqje nga posti i tij si gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës për arsye personale.
“Sot, gjykatësi Michael Bohlander i dorëzoi Kryetares Ekaterina Trendafilova dorëheqjen e tij si gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). Gjykatësi Bolander, i cili dha dorëheqje për arsye personale, deklaroi se ndihej i nderuar që kishte shërbyer si gjykatës i DHSK-së”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Sot, gjykatësi Michael Bohlander i dorëzoi Kryetares Ekaterina Trendafilova dorëheqjen e tij si gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). Gjykatësi Bohlander, i cili dha dorëheqje për arsye personale, deklaroi se ndihej i nderuar që kishte shërbyer si gjykatës i DHSK-së.
Kryetare Trendafilova shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë për kontributin e gjykatësit Bohlander në mandatin e DHSK-së, përfshirë edhe, së fundi, si anëtar i panelit të parë të Gjykatës Supreme./Gazeta10.