Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Abdixhiku kërkon front të unifikuar për mbrojtjen e Republikës së Kosovës

Gazeta10
29 June 2023 - 10:39

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në rrjetin social Facebook, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, nuk e bën dot Kosovën shtet evropian.

Madje sipas tij, Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht, derisa ka shtuar që Serbia ka përkrahjen e tyre më shumë se çdo herë tjetër.

Abdixhiku gjithashtu ka shkruar se Kurti nuk është pjesë e rrugës së re të Kosovës drejt familjes euroatlantike.Në përbyllje të teksti ai gjithashtu ka thënë se  do ta prezantojnë planin e LDK-së për kapërcimin e izolimit të krizës, mirëpo sipas tij, kapërcimi i kësaj situatë ka nevojë për përfshirjen e të gjithëve.

 “Albin Kurti nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Ai, grupi i tij ideologjik nga Tirana, analistët e paguar e mediat e pushtetit janë në misionin e tyre ultim të përplasjes përfundimtare të shtetit. Në sinkron, i pari na dërgon drejt përplasjes, të dytit e bëjnë këtë çmenduri të duket bukur.E vërteta është e trishtë.Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk kanë pasur kurrë më shumë përkrahje ndërkombëtare se sa sot. Ata po fitojnë. Ne po humbasim. Kauza e tyre e autonomisë territoriale në Kosovë po merr formë teksa ne mjaftohemi me të drejtën tonë në përballje me gjithë botën.Kosova ka një rrugë të re. Një që e dërgon shoqërinë tonë, gjeneratat e tashme e të ardhme drejt familjes euroatlantike. Një që fiton përballë Serbisë brenda e ndërkombëtarisht pa dallim. Kjo rrugë nuk ka Albin Kurtin në të. Këtë rrugë duhet ta bëjmë ne.Për këtë rrugë na duhet ndihma e të gjithëve. E atyre që besojnë në Republikën, në rrugëtimin euroatlantik e në fundamentet bazike të kësaj shoqërie. Prandaj, gjatë ditëve në vijim, do të ftoj akterë të shoqërisë civile, akademisë, sektorit privat, mërgatës, mediave e opinionistëve, partive politike, shqiptarëve në rajon e miqve të Kosovës nëpër botë për të ndërtuar rrugën e vërtetë. Do t’u prezantojë dhe planin e LDK-së për kapërcimin e izolimit e krizës. Në këto takime do të kërkoj mbështetje për ndërtimin e masës kritike e zërit alternativ që bota perëndimore duhet ta dëgjojë nga ne tani. Vendi ynë ka një të ardhme ndryshe nga çfarë na projektohet sot”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.