Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria i shpall organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” e “Brigadën e Veriut”

Gazeta10
29 June 2023 - 12:04

Qeveria e Kosovës, i ka shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada) – organizata këto që operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, duke thënë se ato janë përgjegjëse për tensionet e fundit në këtë zonë.

Kryeministri Albin Kurti, ka përmendur veprimet që janë ndërmarrë nga këto grupe, si sulme ndaj KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve tjerë.

“Sulmet ndaj qytetarëve e ushtarëve të KFOR, shkaktim i rrezikshëm ndaj pronës publike e private, detyrimi në marrjen pjesë në protesta të dhunshme etj, janë veprimet e ndërmarra nga këto grupe. Andaj, mbrojta civile dhe brigada e veriut shpallen organizata terroriste”, tha Kurti.

Të shtunën në një konferencë për media, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sceçla ka njoftuar se do t’i bëjë thirrje kryeministrit Albin Kurti që në mbledhjen e Qeverisë t’i shpall terroriste këto dy organizata./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.