Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kosova jashtë programit 7.5 miliardësh të BE-së

Gazeta10
30 June 2023 - 22:57

Për dallim nga katër shtetet fqinje, Kosova nuk është pjesë e programit 7.5 miliardësh të financuar nga Bashkimi Evropian.

Kjo është bërë e ditur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka konfirmuar se Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Evropës Digjitale.

Përmes një shkrimi në “Facebook” Rama ka njoftuar se marrëveshja është firmosur në Bruksel dhe se në këtë program marrin pjesë Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, duke lënë të kuptohet se Kosova nuk do të jetë pjesëmarrëse në këtë program.

Përmes Programit të Evropës Digjitale qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliardë euro.

“Nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale. Sot me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Europës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliard Euro. Agjenda digjitale e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë shqiptare tashmë do të mbështetet edhe nga programet e BE-së”, ka shkruar Rama në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.