Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Shqipëria merr 302 milionë dollarë hua nga ShBA-ja për modernizim ushtarak

Gazeta10
19 June 2026 - 23:53

Qeveria shqiptare ka dhënë këtë të premte miratimin paraprak për një marrëveshje huaje me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me vlerë 302 milionë dollarë, në kuadër të programit amerikan të Financimit të Jashtëm Ushtarak (Foreign Military Financing – FMF).

Marrëveshja do të lidhet ndërmjet Ministrisë së Financave të Shqipërisë dhe Agjencisë Amerikane të Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA).

Fondet do të përdoren për qëllime të mbrojtjes dhe modernizimit ushtarak, sipas programeve që financohen përmes FMF.

“Këshilli i Ministrave vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas direkte, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në  kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF), me një hua në shumën totale prej 302 000 000 (treqind e dy milionë) dollarësh amerikanë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë shqiptare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 June 2026
Uncategorized
08 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.