
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e enjte, 11 qershor 2026, do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të dendura në pjesën më të madhe të vendit.
Gjatë ditës, vranësirat pritet të zhvillohen më tej, duke krijuar kushte për reshje shiu, rrebeshe afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike. Në disa lokalitete ekziston edhe rreziku për paraqitje të breshërit.
IHMK bën të ditur se temperaturat do të pësojnë rënie krahasuar me ditët e kaluara.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 10 metra në sekondë.
Qytetarët këshillohen të kenë kujdes gjatë pasdites, veçanërisht në zonat ku mund të ketë rrebeshe të shoqëruara me vetëtima dhe breshër.