Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ngjarjet në Kuvend, Prokuroria thotë se u kërcënua një polic – autorizon policinë t’i sigurojë pamjet

Gazeta10
12 August 2026 - 23:02

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se lidhur me postimet e publikuara në rrjetet sociale, përmes të cilave dyshohet se është kërcënuar një zyrtar policor, “prokurori kujdestar ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme (NJHP), që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të kësaj çështjeje”. Ky zhvillim vije pas përplasjeve verbale e fizike sot në Kuvendin e Kosovës.

Në njoftim thuhet se “në kuadër të veprimeve hetimore, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për sigurimin dhe administrimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me qëllim të mbledhjes dhe sigurimit të provave relevante lidhur me këtë rast”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit si dhe sigurimin e provave të nevojshme, në përputhje me kompetencat dhe dispozitat ligjore në fuqi”, përfundon njoftimi

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.