Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bajqinovci: Justina Shiroka-Pula është konsensuale, nuk i përket askujt politikisht

Gazeta10
08 October 2026 - 20:52

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, e ka cilësuar presidenten e zgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pulën, si figurë konsensuale dhe të përshtatshme për këtë pozitë.

Në emisionin “Politiko”, Bajqinovci tha se Shiroka-Pula nuk i përket politikisht asnjë subjekti dhe se për një kohë të gjatë është shkëputur nga politika.

“Nuk mendoj që i përket askujt. Është konsensuale, sepse znj. Pula është kryetare e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Një kohë të gjatë ka dalë prej politikës, nuk ka asnjë post politik dhe zyrtar në PDK. Është në ASHAK dhe mendoj që është zonjë e qëlluar”, tha Bajqinovci.

Ai tregoi se ka pasur rastin ta ketë disa herë të ftuar në emisione, duke përmendur edhe qëndrimet e saj kritike ndaj privatizimit të KEDS-it.

“Kam pasur fatin ta kem disa herë në emisione. Ka qenë kritike ndaj privatizimit të KEDS-it”, u shpreh ai.

Bajqinovci tha se është i kënaqur që zgjedhja e presidentes ka shmangur një skenar të ri zgjedhor.

“Jam shumë i gëzuar që vendi më s’shkon në zgjedhje”, deklaroi deputeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.