Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Gjermania dha mbështetje të madhe për shtetndërtimin e Kosovës

Gazeta10
08 October 2026 - 18:59

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka shkëmbyer mendime lidhur me zhvillimet aktuale në vend dhe thellimin e partneritetit mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“36 vjet më parë, Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribouar për paqe dhe stabilitet në botë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka vlerësuar mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën, duke theksuar se shteti gjerman ka kontribuar në procesin e shtetndërtimit të vendit.

“Gjermania ka dhënë mbështetje shumë të madhe për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe për këtë, populli ynë do të jetë përgjithmonë mirënjohës”, ka deklaruar Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.