Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar për “vjedhje të rëndë”

Gazeta10
08 October 2026 - 18:49

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot ka bërë ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Gjermania për në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “vjedhja e rëndë”, njofton PK.

“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre të Gjermanisë. I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.