
Ish-deputeti i Shqipërisë dhe i angazhuari politikisht në Kosovë, Bekim Çollaku, ka komentuar projektligjin që lidhet me Dhomat e Specializuara të Kosovës.
I ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Çollaku tha se kundërshtia e faktorit ndërkombëtar është gjëja e fundit që, sipas tij, u duhet të akuzuarve në Hagë.
“Gjëja e fundit që iu duhet sot katërve të Hagës është kundërshtia e faktorit ndërkombëtar. Menjëherë sa kaloi ligji, kemi pasur reagime të ashpra nga BE-ja”, tha Çollaku.
Ai tha se Bashkimi Evropian, sipas tij, po e konsideronte sjelljen e Kosovës si të papërgjegjshme, duke shtuar se reagimet ndërkombëtare ishin të detajuara.
“Unë do ta kisha propozuar një opsion krejt tjetër”, deklaroi Çollaku, duke folur për projektligjin rreth Speciales.