Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Minatorët e ngujuar, Januzi: Presim hetime, gjendja e rëndë me paisje të stërvjetruara e me mungesa financiare

Gazeta10
08 October 2026 - 19:26

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi, ka folur për situatën e krijuar në minierën e Stan Tërgut, ku 63 minatorë kishin mbetur të ngujuar pas ndërprerjes së energjisë elektrike.

Të gjithë minatorët kanë dalë nga miniera rreth orës 02:45 të mëngjesit, ndërsa Januzi tha se situata ishte e tensionuar dhe e ngarkuar me pasiguri për familjarët dhe punëtorët.

“Situata ishte e tensionuar, sfidë me ngarkesa e pasiguri tek secili se si do të bëhet zgjidhja, por u menaxhua në mënyrë të mirë dhe, fatbardhësisht, dolën pa pasoja të rënda”, tha Januzi në emisionin “Gazeta”.

Megjithatë, ai theksoi se, pavarësisht përfundimit pa pasoja të rënda të kësaj ngjarjeje, gjendja në Trepçë nuk është mjaftueshëm e mirë.

“Po flasim për pajisje të stërvjetruara dhe mungesa financiare. Ndërmarrja Trepça po ndikon në përmirësimin e sigurisë dhe jetës së minatorëve”, u shpreh ai.

Januzi tha se situata ka qenë veçanërisht e rëndë për familjarët e minatorëve, të cilët kanë qëndruar në pritje pa pasur informacion të plotë për gjendjen e të afërmve të tyre.

“Është e rëndë t’i mbash familjarët në pritje se çka po ndodh, ku janë familjarët e tyre. Rrethanat deri tani janë të paqarta”, tha Januzi.

Ai bëri të ditur se janë kërkuar hetime për të përcaktuar shkakun e incidentit, përkatësisht nëse bëhet fjalë për faktor teknik apo për faktor njerëzor.

“Ne kemi kërkuar hetime se a është faktori teknik apo faktori njeri”, deklaroi kryetari i Sindikatës së Minatorëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.