
Opinionisti politik Halil Matoshi dhe deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, janë përplasur në debat lidhur me zhvillimet politike në Kosovë dhe protestën e organizuar nga veteranët e UÇK-së pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Matoshi tha se protesta ndaj vendimit të Speciales, sipas tij, ndikoi në zgjidhjen e ngërçit politik në vend.
“Protesta e UÇK-së e ka zgjedh presidenten, zonjën Justina Shiroka-Pula, se sa për juve sot ishum në fushatë, jo me frikë…”, tha Matoshi gjatë debatit.