Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Ministri i jashtëm pakistanez: Marrëveshja SHBA-Iran nënshkruhet në Gjenevë

Gazeta10
15 June 2026 - 8:27

Të premten, në Gjenevë të Zvicrës do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Vendin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje e ka konfirmuar ministri i jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dor.

“Ne mezi presim ceremoninë zyrtare të nënshkrimit më 19 qershor në Gjenevë…”, ka shkruar ai në X.

Ai ka shtuar se marrëveshja do të ofrojë stabilitet në tregjet dhe ekonomitë botërore, duke e përshkruar këtë si një moment të rëndësishëm historik.

“Ofron besim dhe stabilitet të shumëpritur për tregjet globale dhe ekonominë botërore, veçanërisht për vendet në zhvillim që janë më të ndjeshme ndaj paqëndrueshmërisë rajonale”, ka shkruar ai.

Ai ka falënderuar Arabinë Saudite, Katarin dhe Turqinë, si disa nga vendet që kanë ofruar mbështetje dhe përpjekje të sinqerta deiplomatike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 June 2026
Uncategorized
08 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.