Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Isufi: Organizimi i Ligës U21 është një iniciativë shumë e mirë

Gazeta10
02 July 2023 - 22:58

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: opinionistë të përhershëm: Bekim Isufin, gjersa të tjerë në studio janë edhe Gani Sejdiu, Muhamet Dragusha, Tahir Lushtaku, Bekim Shotani dhe Florjan Karaqi.

Gjatë diskutimit për krijimin e Ligës U21 në Kosovë, foli edhe Bekim Isufi.

“Iniciativë shumë e mirë e ndërmarrë nga FFK-ja, krejt kjo pasi shumë lojtarë në atë moshë mbesin pa ekipe e disa prej tyre edhe e lënë futbollin.”, tha trajneri Isufi.

Tutje, ai vazhdoi duke potencuar edhe aspektet negative rreth organizimit të kësaj lige.

“Aspekti financiar i dikton disa klube në marrjen e vendimit rreth kësaj ideje, mirëpo është e mirë që disa klube kanë shprehur gatishmërinë.”, përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.