
Pierre-Emerick Aubameyang është objektivi kryesor i skuadrës së Chelseat për të përforcuar fazën ofanzive, raporton Gazeta10.
‘Blutë e Londrës’ e dëshirojnë me çdo kusht transferimin e sulmuesit gabonez, pasi po hasin në vështirësi sa i përket fazës së sulmit.
Aubameyangut i ndodhi një incident të dielën, pasi disa hajdut kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe e kanë lënduar atë edhe fizikisht.
33-vjeçari e ka nofullën e thyer dhe do të jetë jashtë fushave për 4 deri në 5 javë.
🚨 Intensive talks over Pierre-Emerick Aubameyang from Barcelona to Chelsea continue today. Complicated by 33yo suffering broken jaw during home robbery – expected to be out for a number of weeks. Loan also being considered @TheAthleticUK #CFC #FCBarcelona https://t.co/fdjqvQcoFG
— David Ornstein (@David_Ornstein) August 31, 2022
Përkundër këtij lëndimi, Chelsea ka vazhduar negociatat me Barcelonën për
transferimin e Aubameyang dhe shpresojnë se kjo marrëveshje do të arrihet përpara përfundimit të afatit kalimtar.
Chelsea është i gatshëm t’i paguajë Barcelonës 23 milionë euro për shërbimet e ish-sulmuesit të Arsenalit.
33-vjeçari i’u bashkua Barcelonës në janar të këtij viti si transfer i lirë, pas një periudhe katërvjeçare të kaluar te Arsenali.
Aubameyang deri më tani ka shënuar 13 gola dhe ka kontribuar me një asistim te gjiganti katalan. /Gazeta10/