Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

KFOR-i njofton për stërvitje treditore në tetë komuna

Gazeta10
03 July 2023 - 8:45

Misioni i NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se Komanda Rajonale e KFOR-it – Perëndim do të zhvillojë një stërvitje ushtarake në pjesën perëndimore të Kosovës nga nesër deri më 6 korrik.

Kjo stërvitje do të përfshijë vendosjen e ushtarakëve dhe automjetet e tyre në Istog, në Istog, Shtërpcë, Mamushë, Deçan, Gjakovë, Dragash, Han të Elezit dhe në Kaçanik., raporton Gazeta10.

“Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizje ditën dhe natën me fluturime tokësore dhe me helikopterë mbi komunat e Gjakovës, Shtërpcës dhe Mamushës. Radhët e mjeteve të rënda do të kalojnë transit përgjatë rrugëve kryesore dhe dytësore brenda rajonit. KFOR-i kryen ushtrime të tilla rutinë për qëllime provash dhe trajnimi për të ofruar një përgjigje në kohë dhe të sigurt. KFOR-i kërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile dhe të kufizojë çdo ndërprerje të aktiviteteve komerciale”, thuhet në komunikatë.

Në njoftimin e tyre thuhet se këto ushtrime janë pjesë e rutinës së KFOR-it.

“KFOR-i kryen ushtrime të tilla rutinë për qëllime provash dhe trajnimi për të ofruar një përgjigje në kohë dhe të sigurt. KFOR-i kërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile dhe të kufizojë çdo ndërprerje të aktiviteteve komerciale”, thuhet në komunikatën e KFOR-it./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.