Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti: Janë identifikuar 45 anëtarë të organizatave terroriste në veri

Gazeta10
03 July 2023 - 11:04

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për shpërthimin e djeshëm në veri ku ka thënë se deri më tani janë identifikuar 45 persona të cilët bëjnë pjesë në dy organizatat e shpallura terroriste nga Qeveria, “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.

Kurti ka thënë se serbët janë të frikësuar nga këta persona dhe kemi fakte që bëhet fjalë për organizata terroriste, shkruan Gazeta10.

“Deri më sot janë identifikuar 45 persona identifikim i saktë që kanë marrë pjesë në sulem dhune ndaj ushtarëve të KFOR-t policisë e gazetarëve, por edhe që kanë përdorur armë, ju e patë çfarë armatimi u konfiskua me 23 qershor. Qytetarë serb janë më të frikësuarit prej këtyre kriminalëve, që na dërgojnë informacion çdo herë kur vepron ligji. Kemi pa numër fakte e dëshmi se bëhet fjalë për organizata terroriste, nëse nuk do ti shpallini do të bënim shkelje dhe dëm”, ka thënë ai

Ai gjithashtu ka thënë qe ne mundohemi për paqe dhe siguri  si dhe ka treguar se është në  në kontakt të vazhdueshmë me BE-në.

“Me BE jam në kontak të përditshëm dje kam biseduar me Borrellin edhe me ndërmjetësin Lajçak jam interesuar edhe për deskalim edhe për normalizim që nënkupton sundim të ligjit, ose edhe të shkojnë në Serbi”, është shprehur ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.