
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, ka mbërritur në Shqipëri.
Këtë e ka bërë të ditur, kryeministri shqiptar Edi Rama i cili ka publikuar një foto me Clintonin duke e cilësuar si mik të përjetshëm të shqiptarëve, shkruan Gazeta10.
“Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri![]()
![]()
Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët”, shkroi ai.
Për nder të Clintonit, do të organizohet një ceremoni zyrtare ku të pranishëm do të jenë dhe qytetarë./Gazeta10