
Teksa ka folur rreth temës së dokumentarit që do të shfaqet në kuadër të Politikos për “Reporterët e luftës” , publicisti Halil Matoshi ka kujtur raportimet e tij sa ishte gazeztar gjatë luftës në Kosovë.
Për këtë periudhë Matoshi thotë se deri në vitet e pas luftës, gazetaria në Kosovës ishte mision i emancipimit politik, e jo profesion.
Ai ka krahasurar edhe raportimet të asaj kohe, tani me trazirat në veri, ku thotë se prej viteve të 90-ta deri në kohën e luftës, ishte arrestuar katër herë nga policia serbe, transmeton Gazeta10.
“Shërbimet sekrete, UDB-a, shpesh i kanë maltretu edhe gazëtarët, të cilët ishin një target për qitje i shërbimeve serkrete të policisë serbe. Unë personalisht prej 90-ve deri në luftë kam qenë katër herë i arrestuar.”, u shpreh Matoshi.
Ai ka folur edhe për gazetarët e huaj, kryesisht perëdimor për të cilët thotë se ishin mërshiruar me Kosovën për shkak të fashismit të Millosheviqit./Gazeta10