
“Në momentin kur ka një zhvillim më të mirë ekonomik, gazetat e shtypura do të rikthehen në tregun mediatik”, tha gazetari Arben Ahmeti.
Sipas tij, për të njëjtën arsye ato edhe u larguan nga tregu në Kosovë, pasi nuk kishte investime në reklama nga ana e bisneseve, transmeton Gazeta10.
“Mediat do të ekzistojnë, vetëm duhet të riformësohen në momentin kur shfaqet një media e re. Besoj që gazetat sot do të duhej të ishin, sikur javoret e dikurshme, sepse informacioni është i shpejtë.”, tha ai.
“Mungesa e zhvillimit ekonomik, mungesa e bizneseve që reklamojnë ka sjell një gap momental të gazetave në Kosovë. Gazetat e shtypra do të kthehen. Kemi nevojë për treg më të madh.”, shtoi Ahmeti.