Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KPK hap konsultimin publik për draft-rregulloren mbi menaxhimin elektronik të lëndëve

Gazeta10
19 June 2026 - 16:30

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka njoftuar hapjen e procesit të dëgjimit publik për “Draft-Rregulloren nr._/2026 për Menaxhimin e Lëndëve përmes Sistemit Elektronik (SMIL) në sistemin prokurorial”, duke ftuar të gjitha palët e interesuara që të japin komentet dhe sugjerimet e tyre.

Sipas njoftimit të KPK-së, afati për dorëzimin e komenteve dhe sugjerimeve do të zgjasë 15 ditë pune, duke filluar nga 20 qershori deri më 10 korrik 2026.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës njofton të gjitha palët e interesuara se është hapur procesi i dëgjimit publik për ‘Draft-Rregulloren nr._/2026 për Menaxhimin e Lëndëve përmes Sistemit Elektronik (SMIL) në sistemin prokurorial’”, thuhet në njoftim.

KPK ka bërë të ditur se të gjitha komentet dhe sugjerimet mund të dërgohen në adresën zyrtare elektronike info.kpk@rks-psh.org.

“Afati për dorëzimin e komenteve dhe sugjerimeve është pesëmbëdhjetë (15) ditë pune, duke filluar nga 20 qershor 2026 deri më 10 korrik 2026”, theksohet më tej.

Institucioni ka njoftuar se për informata shtesë qytetarët dhe palët e interesuara mund të kontaktojnë edhe përmes numrit të telefonit +383 (0) 38 200 66 011.

Draft-rregullorja është publikuar në faqen zyrtare të KPK-së dhe synon të rregullojë menaxhimin e lëndëve përmes Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Informatave të Lëndëve (SMIL) në sistemin prokurorial të Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.