Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Thirrja e kryeministrit holandez: Të de-eskalohet situata dhe të normalizohen marrëdhëniet

Gazeta10
04 July 2023 - 10:56

Kurti, ka pritur në takim homologët, Mark Rutte nga Holanda dhe Xavier Bettel nga Luksemburgu.

Pas takimit ata kanë mbajtur një konferencë për media,ku kryeministri holandez, Mark Rutte, ka bërë të ditur se ka shprehur brengat e tij lidhur me tensionet në veri të Kosovës.

“Stabiliteti rajonal është proces tejet i rëndësishëm. Sot i kemi shprehur brengat tona për ngritjen e tensioneve, Holanda dhe Luksemburgu kërkojnë të normalizohen raportet ndërmjet dy shteteve”, ka thënë Rutte.

Ai gjithashtu ka shtuar se dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm për integrim në Bashkimin Evropian.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.