
Mesfushori i transferuar te Prishtina nga Ballkani në këtë stinor, Kushtrim Gashi do të jetë në dispozicion të Ismet Munishit për ndeshjen e së dielës ndaj kampionit të Kosovës.
Një gjë e tillë është konfirmuar nga vet Munishi për Kanal10.
“Kam biseduar me klubin dhe më kanë thënë që nuk ka ndonjë marrëveshje që Gashit i ndalohet të paraqitet ndaj Ballkanit. Ai do të luajë të dielën”, tha Munishi.