
Raporti: Saranda Aliu/Kanal10
Për 10 vjet paga mesatare bruto në Kosovë është rritur vetëm 138 euro.
Nga 283 euro sa ka qenë në vitin 2012, është bërë 521 euro në vitin 2022.
Kështu thonë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës – duke shënuar ndër pagat më të ulëta krahasuar me shtetet fqinje.
Nga partia në pushtet kanë thënë se me miratimit e Ligjit për Paga, kanë filluar të lëvizin gjërat për të mirë.
Sipas shefes së Grupit Parlamentare të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në sektorin privat.
Por nga Partia Demokratike e Kosovës kanë thënë se paga në Kosovë është rritur vetëm në kohën kur kryeministër ka qenë Hashim Thaçi.
Sipas kryetarit të komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, është e pakuptimtë që inflacioni të rritet deri në 15% dhe qeveria aktuale të mos rritë pagën bazë.
Ndërkaq, njohësit e çështjeve ekonomike kanë thënë se niveli i ultë i pagës mesatare në vend është njëra prej arsyeve që të qytetarët po ikin nga Kosova.
Derisa në vitin 2022 në Kosovë, paga mesatare u rritë deri në 521 euro, atë vit në Shqipëri u rritë për 45 euro më shumë, derisa në Maqedoni të Veriut për 314 euro më shumë.
Krahasuar me Maqedoninë e Veriu, Kosova për dhjet vjet ka pasur rritje më të ulët të pagës mesatare, ndërsa krahasuar me Shqipërinë, ajo kishte rritje më të lartë.