Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Ndëshkimet e BE-së, s’janë serioze” – Debat i tensionuar Hajdari-Matoshi: Mos gënje se është marre

Gazeta10
04 July 2023 - 20:57

Sanksionet e vendosura të Bashkimit Evropian për Kosovën kanë përplasur panelistët e Politikos këtë edicion të sotëm.

Përderisa komentatori politik, Halil Matoshi i krahasoi këto sanksione me vende të izoluara dikur e tani, aktivistja e shoqërisë civile, Fatime Hajdari iu kundërpërgjigj duke thënë se këto masa s’janë serioze, madje sipas saj përjashtimi i Kosovës u bë vetëm nga disa miniprojekte jo shumë të rëndësishme.

“Nuk është aspak e vërtet, krahasimi i  sanksioneve dhe masave që janë përdorur për Kosovën dhe vendet që Matoshi i krahasoj, nuk janë të krahasueshme. Ne jemi përjashtuar nga Evropa Digjitale, një miniprojekt i BE-së jo shumë serioz. Jo për shkak të vlerës monetare atje, për të cilën na kemi nevojë pa diskutim. Por nuk janë aq serioze, vazhdimisht po kemi vizita të zyrtarëve evropian/ Bash sot kemi tre vizita të zyrtarëve t rëndësishëm. Vazhdimisht edhe zyrtarët tonë kanë shkuar. Tendenca për më paraqitë situatën të tillë është neveritëse. Kush jeni ju me tregu se kush gënjen kush jo? Me gjithë respektin, seriozisht ti nuk duhesh me kanë pjesë e studiove televizive. Ka fillu me i kalu të gjithë kufijtë e etikës dhe sjelljes.”, tha ajo gjatë debatit në “Politiko”.

Matoshi ndërhyri në fjalën e saj duke e akuzuar se po gënjen për atë që po flet.

‘’Dy kryeministrat edhe  kanë ardhur sepse nuk është sanksion sa i përket dialogut për diskutim. Mos gënje, se është marre.’’, tha ai.

Hajdari ka thënë se nuk po mohon se ekzistojnë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, por janë të kota në raport me humbjen e sovranitetin në territorin e vendit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.