Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Me shikim nga ndërkombëtarët” – Shala opozitës: S’keni qëndrim, koncentrohuni

Gazeta10
05 July 2023 - 0:09

Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialdemokrate, Azdren Shala ka deklaruar se me zhvillimet e fundit në veri, Kosova aktualisht ndodhet në prag të një marrëveshje të dëmshme të Asociacionit, që sipas tij do të ketë edhe peshë historike.

Ai në Prime Time ka thënë se opozita parlamentare është pa qëndrim ndaj këtyre zhvillimeve, dhe se për këtë ju duhet koncentrim.

“Kur i çoi Njësinë Speciale në veri, i thanë të mbështesim. Tash nëse je pro Asociacionit, e po shkojnë policët atje me ndal atë, pra me cilin pozicion je? Këta nuk kanë qëndrim, kanë shikim nga ndërkombëtarët.”, u shpreh tutje Shala.

Pasi, sipas tij, të njëjtit e përkrahën Kurtin për ta çuar në veri Njësinë Speciale, dhe tani janë drejtuar me shikim nga ndërkombëtarët, transmeton Gazeta10.  

Për opozitën paralementare unë e kam një këshillë. Ështëv mirë këta me rrit aftësinë me koncentru. Do të thotë i karakterizon një mungesë totale e koncentrimit. Këta janë aktualisht nën hegjemoninë e Kurtit.”, u shpreh Shala në Prime Time./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.