
Ish-banori i formatit të fundit televiziv Big Brother Vip Albania, si dhe njeheri modertori Rolando Sharka, përmes një videoje në rrjetin social Instagram ka reaguar ndaj fenomeneve te momentit Luizi dhe Kiarës.
Reagimi i tij vjen si pasojë se Ronaldo gjatë episodit të parë të emisionit ‘’Kepi i Vipave’’ tha se ai do ta moderonte më mirë se Kiara, transmeton Gazeta10.
Madje ai është shprehur se Kiara është emëruar si prezantuese e Kepit falë të dashurit të saj, Luizit.
Pas kësaj deklarate ka reaguar Luizi ndaj Rondaldos i cili e ka quajtur këtë të fundit fans të tij.
E, në anën tjetër, Ronaldo në videon e shpërndarë ka thënë se Luizin e ka mbështetur gjatë BBVA, por që sipas tij, ai po del të jetë mosmirënjohës.
Tutje, edhe opinionistja e këtij formati, Zhaklin Lekatari ka mbështetur Ronaldon përmes një komenti ku ka thënë se “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”. /Gazeta10
