Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Hendboll, Kosova luan me Britaninë e Madhe në kualifikimet për Evropian

Gazeta10
05 July 2023 - 14:55

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve ka mësuar të mërkurën edhe kundërshtarin e parë në kualifikimet për Euro 2026. Në Vjenë janë tërhequr shortet për dy gara të ndryshme.

Kështu “Dardanët” do të përballen me Britaninë e Madhe në raundin promovues të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2026.

Ndeshjet luhen në janar të vitit të ardhshëm, ndërsa Kombëtarja jonë është nikoqire në ndeshjen e parë.

Synimi është që të kalohet Britania e Madhe, përkatësisht kalimi në fazën kryesore të kualifikimeve për Evropian.

Letonia – Luksemburgu dhe Belgjika – Qipro janë çiftet tjera të raundit promovues të kualifikimeve për Euro 2026.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.