
Talenti brazilian, Victor Roque do të jetë futbollist i Barcelonës.
Për shërbimet e Roques, Barcelona pritet të paguajë 35 milionë euro + 10 milionë të tjera në formë bonusesh.
Brazilian do të nënshkruajë kontratë me “Blaugranët” deri në vitin 2029 dhe klauzola e largimit të tij do të jetë 1 miliardë euro.
Plani i Barcelonës është që të nënshkruajë këtë verë me Roquen dhe ta huazojë atë te Athletico Paranaense deri në janar.
18-vjeçari ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 29 ndeshje në të gjitha garat.