Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Familja Tirana në hall me rrugën e paasfaltuar

Gazeta10
31 August 2022 - 19:36

Raporti: Egzona Shala/Kanal10

Familja Tirana nga fshati Llozicë i Komunës së Malishevës që 10 dekada është në pritje të asfaltimit të rrugës me gjatësi afër 200 metra. Pesë vëllezërit të cilët jetojnë në mërgim thonë se çdo vit kërkojnë nga komuna asfaltimin e saj, por që deri më tani kanë marr vetëm premtime. E nga komuna kanë thënë se janë duke shikuar mundësitë që deri në vitin 2023 të bëjnë një zgjidhje, shkruan Kanal10.

Themelet e pesë shtëpive, familja Tirana në fshatin Llozicë të Malishevës i kishin vendosur 100 vite më parë.

Por, edhe pas kaq vitesh rruga që të dërgon tek shtëpitë e tyre ka mbetur në këtë gjendje.

Pesë vëllëzërit që jetojnë në mërgim thonë se sa herë që vinë për pushime në Kosovë, detyrohen që të trokasin në dyert e komunës.

Ata thonë se me mjete vetanake, në pesë vitet e fundit e kanë bërë shtrimin e rrugës me zhavorr pasi kalimi në të gjatë stinës së dimrit është shumë i vështirë.

E në anën tjetër, para disa muajve nga komuna atyre iu është thënë se rruga në fjalë është në plan për t’u rregulluar, por deri më tani nuk është ndërmarr asgjë.

Nga Komuna e Malishevës kanë thënë se janë të njoftuar për rastin.

Kryetari komunës, Ekrem Kastrati ka deklaruar se do të shikojnë mundësitë që brenda këtij viti apo vitit 2023 të bëjnë një zgjidhje për asfaltimin e rrugës.

Rruga është e gjatë afër 200 metra dhe ka qasje në autostradën Prishtinë – Pejë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.