Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Koncerti në Ulqin, Lahaj: Ulqinakë, na kënaqët zemrën

Gazeta10
06 July 2023 - 15:00

Këngëtari, Ramë Lahaj ka falënderuar ulqinakët për mikëpritjen që ia bënë dje me rastin e koncertit të mbajtur atje.

Lahaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur falënderim  edhe për institucionet që ia mundësuan mbajtjen e këtij koncerti, duke thënë se Ulqini është shtëpia që kemi në bregdet, shkruan Gazeta10.

“I dashtun Ulqin, të dashtun ulqinakë e ju adhurues të artit lirik, Çka me ju thanë përveç që ma kënaqet zemrën, jo vetëm me prezencën por edhe me dashninë, energjinë e rrespektin që treguat për koncertin, e po ashtu për iniciativën e bukur të Komunës së Ulqinit! Ulqini asht shpija që ne kemi në bregdet andaj atje do takohemi për çdo verë të lume. Faleminderit Komunës së Ulqinit për ftesën e po ashtu dhe Organizatës Turistike, Qendrës për Kulturë e Qeverisë së Malit tet Zi për mbështetjen. Shihemi së shpejti në Prishtinë më 23 korrik 2023.  Paçi  shëndetin miq!”, ka shkruar Lahaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.