Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dorëheqja e Starmer, Hamiti thumba Kurtit: Fitorja në zgjedhje nuk të jep garanci për pushtet

Gazeta10
22 June 2026 - 16:40

Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti, e ka komentuar dorëheqjen e sotme të kryeministrit të Britanisë së Madhe, Keith Starmer.

Ai ka bërë me dije se shembulli i Britanisë së Madhe tregon se fitorja e thellë në zgjedhje nacionale nuk të jep garanci të qëndrimit në pushtet.

Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka theksuar se kur ke rezultate të dobëta në qeverisje duhet të tërhiqesh.

“Megjithatë, përkundër këtyre dështimeve kolosale, në më pak se 18 muaj, Kurti dhe VV-ja dolën fitues të pakontestueshëm në tri palë zgjedhje parlamentare. Shiheni shembullin e një demokracie të vjetër, siç është Britania e Madhe, për ta parë se fitorja e thellë në zgjedhje nacionale nuk të jep garanci të qëndrimit në pushtet, as në krye të partisë qeverisëse. Keir Starmer, kryeministri britanik, dha dorëheqje sot mbas pakënaqësive për rezultatet e dobëta të qeverisjes së tij dyvjeçare.”, ka shkruar ai.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.