Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjuha e ashpër në Kuvend, Demhasaj: Fajtor për krizën është Kurti!

Gazeta10
12 August 2026 - 19:00

Arton Demhasaj, analist politik, ka kritikuar ashpër zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar situatën e krijuar si të papranueshme për një institucion që duhet të jetë tempulli i demokracisë.

Duke komentuar situatën politike në emisionin “Gazeta” në Kanal10, Demhasaj tha se parlamenti, në Kosovë dhe në çdo demokraci tjetër, duhet të jetë vendi ku deputetët e zgjedhur nga qytetarët hyjnë për të hartuar ligje, për të dhënë ide dhe për të diskutuar për të mirën e qytetarëve.

“Parlamenti i Kosovës, ose parlamenti në krejt botën, është tempulli i demokracisë. Aty hyjnë deputetët, të zgjedhurit e popullit, për të bërë ligje, për të dhënë ide e mendime për të mirën e qytetarëve”, tha Demhasaj.

Ai kritikoi ashpër përplasjet dhe tensionet në Kuvend, duke thënë se një sjellje e tillë është e papranueshme dhe veçanërisht shqetësuese kur në këto përplasje përfshihen edhe qytetarët.

“Jo me hy me u kacafyt në këtë mënyrë në Parlamentin e Kosovës. Duke i përfshirë edhe qytetarët, sidomos këta që kanë ardhur nga diaspora, është e tmerrshme”, u shpreh ai.

Demhasaj përgjegjësinë politike për krizën aktuale ia atribuoi kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke e kritikuar për mënyrën se si po menaxhohet procesi i konstituimit të institucioneve.

Sipas tij, moszgjidhja e ngërçit politik po e lë Kosovën përballë një situate të rëndë institucionale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.