
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, nuk i ka mohuar mundësitë për protesta lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.
Çitaku në konferencën e thirrur për medie ka thënë se në ditët në vijim do të zhvillojnë takime dhe do të bisedojnë me qytetarë të shumtë, duke lënë të hapur edhe mundësinë e veprimeve të tjera politike.
Ajo ka theksuar se PDK-ja do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët për të diskutuar situatën aktuale dhe zhvillimet politike në vend.
“Do të bisedojmë dhe do të takojmë qytetarë të shumtë”, ka deklaruar Çitaku.