
Analisti politik Arton Demhasaj ka ngritur kritika të ashpra për situatën në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se institucionet po neglizhojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe sakrificën e dëshmorëve për shtetin e Kosovës.
Demhasaj, duke komentuar situatën politike, është shprehur i habitur se si mund të mos konsiderohet shkelje kushtetuese, kur Gjykata Kushtetuese në vendimet e saj ka përcaktuar afate konkrete për konstituimin e Kuvendit.
“Çfarë ka thënë Gjykata Kushtetuese në vendimet e saj pas 9 shkurtit? Ka thënë se seancat duhet të jenë brenda afatit 30-ditor. A e mban mend kur ia numëronte edhe ditët? Qysh ka mundësi mos me u konsideru shkelja kushtetuese?”, është shprehur Demhasaj.
Demhasaj ka kritikuar ashpër mungesën e funksionalitetit institucional, duke pretenduar se po shkelet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Është duke e shkel këtë vend. Është duke e shkel edhe gjakun e dëshmorëve që me pas Republikë sot”, ka deklaruar ai.
Ai ka ngritur shqetësimin edhe për mungesën e seancave të Kuvendit, duke thënë se prej së premtes nuk është mbajtur seancë.
Sipas Demhasajt, deputetët duhet të tregojnë përgjegjësi më të madhe ndaj institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve që i kanë votuar, ndërsa vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sipas tij, duhet të respektohen pa interpretime politike./Gazeta10