Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Demhasaj për Kurtin: Ai po lypë nënshtrim total

Gazeta10
12 August 2026 - 19:35

Analisti politik Arton Demhasaj ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke pretenduar se ai kërkon “nënshtrim total” dhe se nuk dëshiron një president që vepron në mënyrë të pavarur.

Duke komentuar raportet mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, Demhasaj tha se, sipas tij, Kurti nuk e ka dashur Osmanin në pozitën e presidentes pikërisht për shkak të qëndrimeve dhe veprimeve të saj të pavarura.

“Kurti po lyp nënshtrim total. Ai po lyp kështu sepse, nëse Vjosa Osmani ka shkuar në Bordin e Paqes, atje edhe Albin Kurti s’ka dashur me e pa”, është shprehur Demhasaj.

Sipas tij, pjesëmarrja e presidentes Osmani në Bordin e Paqes dhe paraqitja e saj krah presidentit amerikan Donald Trump përbëjnë një nga veprimet më të rëndësishme të mandatit të saj.

“Unë të paktën mendoj që, prej pesë vjet mandat të Vjosa Osmanit, gjëja më e mirë që Vjosa Osmani e ka bërë është që ka shkuar krah për krah me presidentin e Amerikës, Trumpin, edhe ka hipur e është bërë pjesë e Bordit të Paqes”, tha Demhasaj.

Demhasaj pretendon se ky zhvillim “i ka djegur” Kurtit dhe se kjo, sipas tij, është një nga arsyet pse kryeministri nuk e ka mbështetur Osmanin si presidente.

“Kjo i ka djegur Albin Kurtit dhe kjo është arsyeja pse Albin Kurti nuk e ka dashur Vjosa Osmanin presidente”, ka deklaruar ai.

Në fund, Demhasaj ka hedhur edhe një tjetër akuzë të fortë ndaj Kurtit, duke thënë se kryeministri dëshiron një president që nuk do të ketë rol të pavarur politik.

“Kjo është arsyeja që Albin Kurti e do një president që veç ia nin emrin në televizion”, është shprehur Demhasaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.