
Një grua serbe dyshohet se ka rënë në lumin Ibër, kjo është bërë e ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ku përmes rrjetit social Facebook kanë treguar se një grua serbe ka rënë në këtë lum.
Në këtë operacioni të kërkimit janë angazhuar policia, ekipet e zjarrëfikësve si dhe vullnetarët serb.
“Kërkimet kanë filluar sot dhe kanë vazhduar deri në orët e vona të ditës. Njoftojmë se kërkimet pritet të vazhdojnë edhe nesër”, thuhet në njoftim.