Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Deklaratat e mia janë keqinterpretuar “ – Sqaron Zeqiri: Jam në koordinim të plotë me Memli Krasniqin

Gazeta10
08 July 2023 - 14:16

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka reaguar ndaj lajmit se nuk jep dorëheqje edhe nëse i kërkohet nga Memli Krasniqi dhe se ai i mbështet veprimet e Kurtit në veri.

Në reagimin e tij Zeqiri ka deklaruar se ajo çfarë ai ka thënë sot në një media, është keqinterpretuar.

Ziqiri ka thënë se ato deklarata nuk përfaqësojnë saktë qëndrimin e tij si kryetar i Zubin Potokut.

Ai ka deklaruar se ashtu siç është koordinuar para, gjatë dhe pas zgjedhjeve me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, ashtu do të vazhdojë edhe më tutje.

“Ajo që unë realisht mendoj dhe kam shprehur është vetëm kjo: Unë jam i gatshëm të vazhdojë punën time si Kryetar i Zubin Potokut, në shërbim të qytetarëve dhe komunës, pasi që për këtë kam marrë edhe besimin. E respektoj mandatin, obligimet dhe përgjegjësitë të cilat i kam, por interesi i shtetit të Kosovës është përmbi të gjitha. Prandaj, qëndrimet e PDK-së, të Kryetarit Memli Krasniqi si dhe vendimet e Këshillit Drejtues më 3 korrik, ku isha pjesëmarrës edhe unë, janë udhërrëfyes dhe bazament i qëndrimeve mbi të cilat do të veproj edhe në të ardhmen”, tha thënë Zeqiri.

Ai tutje është shprehur se nuk ka asnjë dallim nga ai vizion dhe nga ato qëndrime.

“Ashtu siç i kam koordinuar veprimet dhe jam konsultuar me Kryetarin e Partisë, Memli Krasniqi, në çdo hap, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, ashtu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, ka shkruar Zeqiri në rrjetin social Facebook. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.