
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: opinionistë të përhershëm: Faruk Statovcin, gjersa të tjerë në studio janë edhe Tahir Batatina, Sami Sermaxhaj, Taulant Dajaku, Granit Dervisholli dhe Kujtim Zebica.
Gjatë diskutimit për selektorin e ri të kombëtares së Kosovës, foli edhe analisti sportiv, Taulant Dajaku.
Ai tha se FFK-ja është fajtore kryesore në këto emërime të trajnerëve.
“Federata e Futbollit të Kosovës po bën eksperimente me trajerë, të cilat po dështojnë dhe nuk i gjen askund në botë.”, tha ai.
Në diskutim e tutje, ai po ashtu kishte disa fjalë për emërimin e trajnerit slloven, Primoz Glihas.
“Emërimi i Glihas në krye të përfaqësueses së Kosovës është jo i duhur, dhe gjithashtu na humb një vjet kohë, pasi trajneri i ardhshëm duhet të ia nisë nga 0 për kualifikimet e ardhshme.”, vazhdoi analisti sportiv.
Dajaku iu drejtua edhe atyre që ende besojnë në kualifikim për “EURO 2024”.
“Kush mendon se kualifikohemi për kampionatin evropian të ardhshëm, mendoj se është i lajthitur nga truri.”, përfundoi ai.