
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: opinionistë të përhershëm: Faruk Statovcin, gjersa të tjerë në studio janë edhe Tahir Batatina, Sami Sermaxhaj, Taulant Dajaku, Granit Dervisholli dhe Kujtim Zebica.
Gjatë diskutimit për selektorin e ri të kombëtares së Kosovës, foli edhe Tahir Batatina.
“Zgjedhja e Glihas është gabim, nuk mendoj se do të funksionojë, mendoj se është dashur të pritet edhe pak e të vendoset për një trajner me periudhë afatgjate.”, tha ai.
Në vazhdim, ai foli edhe për ndihmësit e vendosur të Primoz Glihas.
“Unë më shumë i besoj Arbnor Morinës e Afrim Tovërlanit sesa trajnerit slloven, Primoz Glihas, unë përveti nuk do të pranoja të isha ndihmës i tij.”, përfundoi ai.