Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Niç: Kosova më afër konfliktit të hapur sesa Bosnja

Gazeta10
10 July 2023 - 9:34

Udhëheqësit e NATO-s pritet të konfirmojnë në samitin në Vilnius se situata në Kosovë është serioze dhe se misioni i NATO-s, KFOR, është atje për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe të pakicës serbe në veri, thotë Milan Niç, nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë.

Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Niç thotë se telashet do të ishin shumë më të mëdha nëse NATO-ja nuk do të ishte në Kosovë.

“Mendoj se [Kosova] është më afër një konflikti të hapur sesa Bosnja. Dhe është një nivel ndryshe i konfliktit, sepse keni sulme fizike ose konfrontime në veri, keni struktura paralele, keni shpërthime, ku një incident i vogël mund të çojë në diçka më të madhe”, thotë Niç, ekspert për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e NATO-s.

Duke u ndalur te Serbia, ai thotë se presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq, mund ta luajë edhe për kohë të gjatë lojën “edhe Perëndimi, edhe Rusia”.

Ai ka thënë se krizat po ua humbin durimin edhe Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë. Sepse, sipas tij, është një shpërqendrim nga gjëja kryesore që po ndodh në Evropë , pra lufta në Ukrainë, e që shton se do ta përcaktojë edhe të ardhmen e Serbisë dhe Kosovës.

“Pra, është për keqardhje. Por, është edhe çështje e zgjedhjeve politike të të dy liderëve [Kosovës dhe Serbisë] se sa larg do të shkojnë me këto tensione dhe me veprime të njëanshme. Veprimet e njëanshme kanë ardhur më shumë nga Beogradi, por gjatë vitit të fundit edhe nga Prishtina”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.