Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mirlind Daku te Rubin Kazan çështje e kryer, mungon vetëm zyrtarizimi

Gazeta10
11 July 2023 - 13:29

Sulmuesi Mirlind Daku, është lojtar i ri i skuadrës së elitës së Rusisë, Rubin Kazan.

Sipas raportimeve të fundit, Daku tashmë ka firmosur me Rubin Kazanin, ndërsa ka mbetur vetëm të prezantohet në faqen zyrtare të klubit. Ylli dardan është transferuar nga klubi kroat, Osijek, ndërsa Rubin Kazanit i ka kushtuar 1,2 milion euro.

Mediat kroate raportojnë, Osijeku ka kërkuar 1,5 milion euro për ta liruar Dakun. Kazani fillimisht ka ofruar një milion euro dhe është arritur marrëveshja për 1,2 milion euro.

Daku është përforcimi i tretë i Rubin Kazanit për edicionin e ri. Deri më tani, skuadra e kampionatit rus ka angazhuar edhe dy mbrojtës.

Mediumi tataras ka shkruar se 15 për qind e transferimit, përkatësisht 180 mijë euro, do t’i takojnë Llapit, ekipit të dikurshëm të Dakut. Llapi kishte ruajtur një përqindje të kartonit të Dakut kur ishte pajtuar ta lironte për tek Osijeku.

Daku ka luajtur pak për Osijekun, që megjithatë do të përfitojë shifër goxha të mirë nga shitja e 25-vjeçarit. Daku luajti huazim te Kukësi, Ballkani dhe te Mura në elitën e Sllovenisë. Te Ballkani dhe te Mura është shquar me numrin e madh të golave të shënuar.

Në edicionin e fundit në elitën e Sllovenisë shënoi 22 gola në 33 paraqitje. I kishte edhe dy asistime.

Mirlind Daku ka pesë paraqitje për Kosovën A dhe 12 të tjera për Kosovën U21. Është raportuar se së fundi Daku është pajisur me pasaportë të Shqipërisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.