Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“E kam pasur njëfarë besimi te Kurti”, Isa Mustafa: Kurrë s’kam besu që shkon kaq larg

Gazeta10
10 July 2023 - 21:57

Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës, ka thënë se kurrë nuk ka pritur që Qeveria e Albin Kurtit do të shkojë kaq larg.

Në një intervistë për T7, Mustafa ka thënë se burimi i kësaj ëshë edhe te përkrahje e një pjese të popullit ndaj Qeverisë.

Ai ka thënë se VV-ja bën sondazhe që sa për qind e popullsisë po i mbështesin politikat e tyre.

Sipas saj, kjo qasje është gabim dhe nuk duhet të përkrahet.

”Kurrë nuk kam pritur që do ta sjellin vendin në këtë situatë. Kurrë nuk kam besu që shkohet kaq larg dhe dikush i jep drejtën që të sillet në mënyrë kaq brutale”.

“Burimi është te një pjesë e përkrahjes popullore të cilën e kanë, vetë faktin që çdo ditë bëjnë sondazhe tregon se është një gabim i madhe dhe i atyre që i përkrahin edhe të këtyre që e përdorin këtë formë”, ka thënë Mustafa.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.