Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Logan Paul fejohet me supermodelen Nina Agdal

Gazeta10
11 July 2023 - 9:58

YouTuberi kontrovers dhe mundësi spektakolar, Logan Paul, është fejuar me të dashurën e tij, modelen e njohur daneze, Nina Agdal.

28-vjeçari e ka bërë të ditur lajmin përmes Instagramit, duke postuar disa fotografi që përjetësuan momentin e fejesës.

Ai vendosi të fejohet pas më shumë se një viti lidhje, ndërsa ka thënë: “U fejova me shoqen time më të mirë”.

Pasi bukuroshja tha “po”, Logan telefonoi vëllanë e tij, Jake, YouTuber dhe boksier, të cilit i tha “ke një motër”.

Burimet kanë thënë se unaza nuk i shkonte aq shumë në dorë modeles, por kjo nuk ua prishi momentin dhe nuk ndërhyri në lumturinë e tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.