Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gjoshi: VV e Lista Serbe vazhdimisht kanë propaganduar duke etiketuar PDK-në dhe themeluesit e saj

Gazeta10
11 July 2023 - 18:20

Sekretari Organizativ në PDK-së Betim Gjoshi ka kritikuar publikimin e videos së VV-së në të cilën partia e Kurtit fajëson pushtetet e kaluara për “amnistimin e kriminelëve serbë”.

Gjoshi tha se në shumë raste janë përputhur interesat e VV-së me Listën Serbe, për çka edhe sipas tij të dyja këto parti kanë pasur edhe koordinim mes vete, transmeton Gazeta10.

Të njëjtat subjekte politike sipas tij vazhdueshëm i ka etiketuar edhe themeluesit e këtij subjekti politik, që sot gjinden në paraburgim në Hagë.

“PDK-ja ka mborjtur interesat nacionale vazhdueshëm. Në këtë aspekt, për një kohë të gjatë propaganda serbe dhe e VV-së e kanë pasur qëllimin që në të gjitha anët të dëmtojnë. Vazhdueshëm jemi etiketuar si parti e liderët e saj. Edhe ata që gjinden në Hagë po vazhdojnë të jenë në propagandat e Listës Serbe e VV-së. Njerëzit e themeluesit e PDK-së që e kanë krijuar shtetësinë e Kosovës.”,  shtoi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.