Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Victor Roque edhe zyrtarisht është futbollist i Barcelonës

Gazeta10
12 July 2023 - 13:28

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të talentuar brazilian, Victor Roque.

Roque vjen te Barcelona nga ekipi brazilian Athletico Paranaense, ndërsa do t’i bashkohet ekipi katalan në edicionin 2024/25.

Sulmuesi ka nënshkruar kontratë shtatë vjeçare me Barcelonën, që e mban atë në “Camp Nou” deri në vitin 2031.

Për shërbimet e 18-vjeçarit, Barcelona do të paguajë 30 milionë euro + 30 milionë të tjera në formë të bonuseve.

Në garë për transferimin e sulmuesit brazilian ishin edhe disa skuadra të tjera evropiane, por në fund Rouqe vendosi që t’i bashkohej ekipi katalan.

Në edicionin e kaluar, Roque shënoi 15 gola dhe katër asistime në 30 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.

18-vjeçari ishte golashënuesi më i mirë në kampionatin latino-amerikan që u zhvillua për grupmoshat U20.

Sulmuesi brazilian ka debutuar me kombëtaren A të Brazilit në mars të këtij viti.

Përveç Roques, Barcelona deri më tani në këtë merkato ka transferuar edhe Ilkay Gundogan dhe Inigo Martinez.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.